16:40 / 28.08.2021
Tërhiqet shorti për kampionatin e ri 2021/22 në futsall
Është bërë tërheqja shortit për kampionatin e ri 2021/22 në futsall. Kjo ka ndodhur në prani të anëtarëve të Komisionit të futsallit, koordinatorit për futsall, komisarit të garave dhe përfaqësuesve të ekipeve të Superligës.
Në takim është biseduar po ashtu edhe për tema të ndryshme: mbarëvajtja e garave 2021/22; si të avancohet futsalli, formimi i Ligës U19-ve, si dhe çështje të cilat i preokupojnë ekipet. Fati deshi që qysh në javën e parë të zhvillohet derbi ndërmjet kampionit në fuqi, Liqenit dhe Prishtinës. Edicioni i ri i garave në futsall nis më 24 shtator.
Çiftet komplete të javës së parë:
Rahoveci 2019 – Malisheva
Liburni – Peja
Liqeni – Prishtina
Vitia – Prishtina 01
BB Llapi – Drenica T























