17:58 / 30.08.2021
Arrihet marrëveshja, Moriba së shpejti kalon te Leipzig
Është arritur marrëveshja e plotë mes RB Leipzigut dhe Barcelonës, për shërbimet e mesfushorit Ilaix Moriba.
Talenti refuzoi të rinovonte me Barcelonën, ngase kërkonte pagë javore për 100 mijë euro, gjë që klubi nuk pranonte, transmeton lajmi.net.
Meqenëse marrëdhënia mes klubit dhe lojtarit u prishë, Barcelona vendosi ta shesë, ndërsa tani ka arritur marrëveshje me klubin gjerman.
Leipzig do paguajë 16 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse, derisa Moriba do udhëtojë së shpejti në Gjermani për të kryer testet mjekësore.
Te Leipzig, Moriba do jetë zëvendësuesi i Marcel Sabitzer, ky i fundit kaloi te Bayern Munich.























