09:55 / 31.08.2021
Sunderland tenton talentin shqiptar të Bayernit
Florian Kamberi firmosi këtë verë me Sheffield Wednesday në League One në Angli, ndërkohë që më parë të njëjtën gjë kishte bërë edhe Arbenit Xhemajli.
Ky i fundit është pjesë e Sunderland, klub që po tenton një tjetër shqiptar në orët e fundit të afatit kalimtar.
Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar, Leon Dajaku, që vjet Bayern Munich e huazoi tek Union Berlin.
I riu luajti vetëm dy ndeshje në Bundesliga, pa mundur të lërë gjurmë, dhe tani Sunderland po tenton ta huazojë në ligën e tretë angleze.























