Ermal Krasniqi fiton çmimin "Ylli i javës" në BKT Superligë
BKT
Sport

Ermal Krasniqi fiton çmimin "Ylli i javës" në BKT Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Tregtare Kombëtare, çdo javë do të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Këtë javë “Ylli i javës” në #BKTSuperligë është shpallur sulmuesi i majtë i FC Ballkani, 22-vjeçari, Ermal Krasniqi, me supergolin e të cilit skuadra e tij i fitoi 3 pikë në përballje me kampionin në fuqi FC Prishtina, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të javës sëdytë.