“Paç fat fenomen”, ja futbollistët e Barçës që uruan Manajn në “Instagram”
BKT
Sport

“Paç fat fenomen”, ja futbollistët e Barçës që uruan Manajn në “Instagram”

Pas një vere të gjatë mes tratativash dhe dilemash të shumta për të ardhmen, telenovelës “Rey Manaj”, i ka ardhur fundi, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua te skuadra e Spezias në Serinë A.

24-vjeçar është transferuar në formën e huazimit për shumën e 300 mijë eurove, ndërsa Specia do të ushtrojë të drejtën e blerjes pas 1 viti për shumën e 2.7 milionë eurove.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Manaj i shprehu mirënjohje klubit katalanas, duke deklaruar se Barcelona do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Të shumta ishin miqtë dhe fansat që i uruan suksese në aventurën e re sulmuesit shqiptar, teksa spikasin urimet e futbollistëve të Barcelonës, Philippe Coutinho, Neto Murara, Santiramos Mingo, Ranald Aruajo, Konard De La Fuente, etj.

“Paç fat vëlla”, ishte komenti i Coutinhos. Ndërkohë që Neto shkruan: “Paç fat fenomen.