E kryer, Griezmann rikthehet tek Atletico Madrid
BKT
Sport

E kryer, Griezmann rikthehet tek Atletico Madrid

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Barcelonën për shërbimet e sulmuesit Antoine Griezmann.

Francezi do huazohet te skuadra spanjolle me opsion blerje për 40 milionë euro.

Griezmann ka arritur marrëveshje me Atleticon për dy vite me opsion për një tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”.

Ndërkohë, së shpejti pritet që edhe Barcelona ta huazojë Luuk de Jong nga Sevilla.