E papritur, Lirim Kastrati drejtë klubit të madh polak
BKT
Sport

E papritur, Lirim Kastrati drejtë klubit të madh polak

Legia e Varshavës ka shprehur interesim në momentet e fundit për yllin e Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati.

Kastrati nuk është pjesë e formacionit bazë të Dinamo Zagreb, andaj është i lidhur me largimin, derisa u kërkua gjatë verës edhe nga Werder Bremen.

Mirëpo, marrëveshja me klubin gjerman nuk u arrit dhe tani kosovarin ndoshta do ta shohim te Legia e Varshavës.

Thuhet se klubi polak ka ofruar huazimin me opsion blerje, gjë që është duke u shqyrtuar nga Dinamo.

Mbetet edhe një ditë derisa afati veror të mbyllet në Poloni.