Situatë kaotike në Pejë,qytetarët presin në radhë për t’u vaksinuar
BKT
   Komunat

Situatë kaotike në Pejë,qytetarët presin në radhë për t’u vaksinuar

Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë ka ndikuar edhe në rritjen e interesimit të qytetarëve për vaksinim.

Kjo ka ndodhur ndonëse në shumicën prej qendrave të vaksinimit nuk ka më termina të lira për imunizim shkaku i mungesës së vaksinave.

Një situatë kaotike ndërkaq është vërejtur në Pejë, në Qendrën e Vaksinimit.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në  redaksinë tonë ku shihen radhët e gjata të qytetarëve që kanë shkuar për t’u vaksinuar.

Gjendje e këtillë, është vërejtur gjatë tërë ditës. 


MË SHUME NGA    Komunat