21:17 / 02.09.2021
Ademi pas fitores kundër Gjeorgjisë: Ju jeni krenaria e popullit!
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e ‘Dardanëve’ kundër Gjeorgjisë.
Kosova sonte në udhëtim mundi Gjeorgjinë, me rezultat 0-1, duke shijuar fitoren e parë në kualifikueset e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
I pari i futbollit tonë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka lavdëruar djemtë e skuadrës sonë.
Ky është urimi i Ademit:
Ju lumtë djema!
Ju jeni krenaria e popullit!
Fitorja e parë në kualifikimet e Botërorit na motivon për ditë të tjera si kjo!
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi...
Kujtojmë së Kosova të dielën që vjen pret në ‘Fadil Vokrri’ Greqinë.























