21:37 / 02.09.2021
Mbyllet pjesa e parë: Polonia në avantazh ndaj Shqipërisë
Ka përfunduar pjesa e parë mes Polonisë dhe Shqipërisë.
Dy Kombëtaret janë duke zhvilluar ndeshje mjaftë ofensivë, derisa rezultati momental është 2 – 1.
Pas vetëm 12 minutave lojë, Robert Lewandowski kaloi Poloninë në epërsi duke shënuar me kokë (12′).
Ndërsa, nga një aksion që s’pritej, përfitoi Sokol Cikalleshi që e konkretizoi në gol asistimin e Gjasulës (25′).
Rey Manaj rrezikoi me një goditje nga distanca, por u ndal nga portieri i Juventusit.
Derisa pritej të mbyllej pjesa e parë, në skenë doli Adam Buksa që realizoi gol me pak fat (45′), për të cilin ishte goli i debutimit.
Kësisoj, pjesa e parë u mbyll me rezultat 2 – 1.























