12:08 / 03.09.2021
Edy Reja me dhimbje koke, 3 mungesa kundër Hungarisë
Shqipëria luan këtë të diel sfidën kualifikuese me Hungarinë, por skuadra e Edy Reja luan pa tre titullarë për shkak kartonësh.
Lojtarët që mungojnë janë Rey Manaj, Keidi Bare, Elseid Hysaj, të cilët u ndëshkuan me të verdhë në dueln e djeshëm kundër Polonisë.
Të tre lojtarët janë titullar të padiskutueshëm në ekipin tonë kombëtar dhe trajneri Edi Reja ka pak kohë për t’i gjetur zëvendësuesit e tyre.























