Anulohet seanca ndaj 29 të akuzuarve, shkak masat e reja anti-COVID-19
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të premten, është anuluar seanca në rastin ku 29 persona po akuzohen për pastrim parave dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjykatësi Kujtim Krasniqi, i cili tha se seanca është anuluar për shkak të masave të reja të Qeverisë.
Ndërsa, seanca e radhës pritet të mbahet më 29 shtator 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Me akuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në këtë rast janë duke u përballur 29 të akuzuar, përkatësisht, Safet Kyqyku, Armend Donqelaj, Ardian Kuqi, Zenun Zenuni, Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj, Flakron Maqani, Naser Pervetica, Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Besim Bllaca, Trimor Dushkaja, Driton Shabani, Burim Sadiku, Arber Hoti, Agron Limani, Berim Imeri, Petrit Neziri, Avni Berisha Afrim Rifati, Idriz Jakupi, Istref Veliqi, Sabri Brahimi, Sami Baliu, Ramadan Nebija, Burim Makiqi, Bekim Kyqyku.
29 Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.
Sipas aktakuzës së PSKR-së, të ngritur më 27 tetor 2020, thuhet se të pandehurit duke vepruar veç e veç apo ne bashkryerje, nga data e pa caktuar në vazhdimësi deri me datën 15 dhjetor 2017 duke vepruar me dashje dhe dijeni, gjithnjë me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë organizuan lojëra të fatit për të cilat nuk ka qenë e dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë që me rastin e kontrollimit nga ana e inspektoreve të ATK-së, dhe pjesëtareve të PK-së/DHKO, në lokalet poshtëshënuara te të pandehurit, janë gjetur dhe konfiskuar automate për të cilat të pandehurit nuk kanë pasur licencë nga organi kompetent apo kanë vepruar në kundërshtim me licencën e dhënë, apo nuk kane pasur leje nga komuna për ushtrimin e asaj veprimtarie.
Tutje në aktakuzë thuhet se, të akuzuarit Safet Kyqyku, Armend Danqeli, Zenun Zenuni Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj po akuzohen se, nga koha e pa përcaktuar e në vazhdimësi, e deri më 9 qershor 2016 ne lokalin e lojërave te fatit “TipSport 365” që gjendet në Prishtinë i akuzuari Safet Kyqyku duke vepruar në kundërshtim me nenin 69 të Ligjit për Lojëra të Fatit, ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojërave te fatit përdorimin e automateve e pa licencuara të tipit “Kayot” për këtë veprimtari po ashtu nuk ka poseduar leje pune nga Komuna e Prishtinës.
Kurse, në aktakuzë thuhet se nga koha e pa përcaktuar e në vazhdimësi, e deri më 8 tetor 2016 ne lokalin e lojërave te fatit “TipSport 365” që gjendet në Rahovec i akuzuari duke vepruar në kundërshtim me nenin 69 të Ligjit për Lojëra të Fatit, ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojërave te fatit përdorimin e tri automateve, te cilat ishin te licencuara për lokacionin në Suharekë dhe atë tre aparate të tipit “Kayot”, si dhe thuhet se nuk kanën pasur leje pune nga Komuna.
Tutje, thuhet se nga koha e pa përcaktuar e në vazhdimësi, e deri më 10 shukrt 2017 ne lokalin e lojërave te fatit “TipSport 365” që gjendet në Mitorovic duke vepruar në kundërshtim me nenin 69 të Ligjit për Lojëra të Fatit, ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojrave te fatit përdorimin e tetë aparate të tipit “Kayot”, dhe “Admiral”, si dhe thuhet se nuk kanën pasur leje pune nga Komuna.
Kurse sipas aktakuzës nga koha e pa përcaktuar e në vazhdimësi, e deri më 10 shkurt 2017 ne lokalin e lojërave te fatit “TipSport 365” që gjendet në Mitorovicë duke vepruar në kundërshtim me nenin 69 të Ligjit për Lojra të Fatit, ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojrave te fatit përdorimin e tetë aparate të tipit “Kayot”, dhe “Admiral”, si dhe thuhet se nuk kanën pasur leje pune nga Komuna.
Në aktakuzë thuhet se, të akuzuarit Safet Kyqyku dhe Armend Danqeli koha e pa përcaktuar e në vazhdimësi, e deri më 10 shukrt 2017 ne lokalin e lojërave te fatit “TipSport 365” që gjendet në Prizren i cili lokal ishte i mbyllur nga ATK-ja, me date 18 tetor 2016 të akuzuarit e kishin rihapur përsëri të cilët duke vepruar në bashkëkryerje ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojrave te fatit përdorimin e 11 aparateve.
Kurse në aktakuzë thuhet se i akuzuari Armend Danqeli pa përcaktuar e në vazhdimësi, e deri më 6 prill 2016 ne lokalin e lojërave te fatit “TipSport 365” që gjendet në Prizren i cili lokal ishte i mbyllur nga ATK-ja, me date 18 tetor 2016, pas mbylljes së këtij lokali me 18 tetor 2016 t nga ATK, të pandehurit e lartcekur se bashku kane rihapur këtë lokal me 6 prill 2017 duke vazhduar ushtrimin e lojërave te fatit edhe pse nuk i plotësonin kushtet kërkuara për ushtrimin e lojërave te fatit automate, ndërkohë qe leja nga ATK është lëshuar vetëm për baste, ashtu që kanë mundësuar pjesëmarrësve te ndryshëm te lojërave te fatit përdorimin e 10 automateve.
Tutje thuhet se koha e pa përcaktuar e në vazhdimësi, të akuzuarit e lartcekur e në lokalin e lojërave te fatit “TipSport 365” duke vepruar në bashkëkryerje ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojërave te fatit përdorimin e 12 aparateve.
Me këto veprime të pandehurit akuzohen se ka kryer veprën penale “Organizim i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të pa ligjshëm”, nga neni 300 par. 2 lidhur me nenin 82 të KPRK-së.
Ndërsa, sipas aktakuzës i pandehuri Aridian Kuçi vepruar me dashje dhe dijeni ka ndihmuar të pandehurin Armend Danqeli pronar i biznesit “Euro Garne”. në kryejnë e veprës penale të përshkruar te diapozitivi te kësaj aktakuze, si dhe te pandehurin Safet Kyqyku si pronar ne biznesin “TipSport365” në kryerjen e veprës penale në atë mënyrë që të njëjtëve iu ka ndihmuar ne sigurimin e mjeteve e për kryerjen e veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm, të cilat biznese ne këto pika ushtronin veprimtarin e lojërave te fatit në kundërsulmim me nenin 69 te Ligjit për Lojëra te Fati.
Me këtë ka kryer veprën–penale ndihma nga neni 33 par.2, lidhur me veprën penale organizimi skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm nga neni 300 par. 2 dhe nenin 81 par. 1 nen-par. 1.2, 1.3, 1.4 dhe 1.5 te KPK-së.
Ndërsa, te pandehurit Flakron Maqani dhe Naser Pervetica si menaxheri biznesit “Casino-Merkur”, akuzohen se nga si pronarë në biznesin e tij “Merkur-Kajot”, që gjendet në Prishtinë, duke vepruar, në kundërshtim me ligjin ju kanë mundësuar pjesëmarrësve te ndryshëm te lojërave te fatit përdorimin e automatëve lojërave te fatit, te cilat ishin ne kundërshtim me licencën e dhënë, si dhe thuhet në atë mënyrë që me rastin e kontrollimi nga ana inspektoreve i janë gjetur dhe konfiskuar këto automate për këtë veprimtari nuk kishte poseduar as leje pune të lëshuar nga komuna.
Ndërsa në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi Agron Limani, Trimor Dyshkaja, Driton Shabani Burim Sadiku dhe Arbër Hoti, në lokalin e lojërave te fatit “Lumi Sport” duke vepruar në bashkëkryerje ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojërave te fatit automate të tipit “Merkur”, si dhe nuk kanë poseduar leje nga komuna.
Me këto veprime të njëjtit po akuzohen se në vazhdimësi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, nga neni 300 i KPRK-së.
Kurse në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Blerim Imeri, Petrit Neziri, Avni Berisha, Afrim Rafati, Idriz Jakupi, në lokalin e lojërave te fatit “Matriks” duke vepruar në bashkëkryerje ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojërave te fatit automate të tipit “Merkur”, si dhe nuk kanë poseduar leje nga komuna.
Me këto veprime të njëjtit po akuzohen se në vazhdimësi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, nga neni 300 i KPRK-së.
Ndërsa, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Sabri Brahimi dhe Istref Veliqi, në lokalin e lojërave te fatit “Game Plus” duke vepruar në bashkëkryerje ju ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm te lojërave te fatit automate të tipit “Merkur”, si dhe nuk kanë poseduar leje nga komuna.
Me këto veprime të njëjtit po akuzohen se në vazhdimësi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, nga neni 300 i KPRK-së.
Po ashtu të akuzuarit Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Kyqyku, Baliu, Bytyqi, Neziri, Danqeli, Nebija, Flakron Maqani, Bekim Maqani, Bekim Kyqyku akuzohen se nga koha e pa caktuar përmes llogarive të bizneseve të tyre apo llogarive personale, duke vepruar veç e veç, kanë bërë pastrimin e parave të fituara me veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm duke ju mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm të lojërave të fatit përmes automatëve, monitorëve dhe pajisjeve të tjera kompjuterike.
Me këto veprime akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pastrim i parave nga neni 308 i KPRK-së dhe nenit 56 të Ligjit mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit, lidhur me veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm./BetimipërDrejtësi























