16:58 / 03.09.2021
Juve – Dybala, ende larg marrëveshjes
Kontrata e re është bërë “mollë sherri” në mes të palëve, sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Torino.
Juventusi dhe Paulo Dybala janë ende larg arritjes së marrëveshjes për kontratën e re.
Portali italian “Calciomercato” njofton se oferta me kërkesën dallon shumë, prandaj edhe nuk është afër të gjendet një gjuhë e përbashkët.
Dybala duhet t’i udhëheqë “Bianconeri” këtë sezon pas largimit të Cristiano Ronaldos, përcjell GE.
Përfaqësuesi argjentinas i kërkon 10 milionë euro në vit, ndërsa Juve nuk është e gatshme ta paguajë këtë shumë.
Largimi i Dybalas nga Torino me këtë rast është më se i mundshëm. Për të spekulohej qe një kohë që do të ndahej me “Zonjën e Vjetër”.























