Bajrami i gatshëm të debutojë me Shqipërinë
BKT
Sport

Bajrami i gatshëm të debutojë me Shqipërinë

Nesër përballen Shqipëria dhe Hungaria.

Shqipëria nuk i nisi mirë ndeshjet e këtij muaji pasi u mposht nga Polonia me rezultat të thellë 4-1.

Megjithatë nuk ka kohë për dëshpërim dhe Kombëtarja e Shqipërisë ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Hungarisë.

I gatshëm për këtë ndeshje do të jetë edhe futbollisti i ri i Kombëtares, Nedim Bajrami.

Bajrami tashmë është duke u stëvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe është plotësisht i gatshëm të jap kontributin e tij në dy ndeshjet e radhës ndaj Hungarisë më 5 shtator dhe San Marinos tre ditë më vonë.

Sot ekipi i Edy Reja do të zhvillojë stërvitjen e fundit para duelit ndaj Hungarisë që luhet nesër në “Elbasan Arena” nga ora 18:00.