Sancho tërhiqet nga skuadra e Anglisë shkaku i lëndimit
BKT
Sport

Sancho tërhiqet nga skuadra e Anglisë shkaku i lëndimit

Sulmuesi ri i Man Utd, Jadon Sancho është larguar nga skuadra e Anglisë për shkak të një lëndimi.

Jadon Sancho është kthyer në Manchester United për trajtim për një dëmtim që pësoi në stërvitje në fillim të kësaj jave. 21-vjeçari humbi fitoren 4-0 ndaj Hungarisë gjersa Anglia përballet me Andorrën në Wembley të dielën dhe Poloninë në Varshavë të mërkurën.

Anglezi nuk do të jetë në dispozicion për kualifikueset e ardhshme të Anglisë në Kupën e Botës dhe sulmuesi është kthyer në Manchester United pasi pësoi një goditje të vogël gjatë një sesioni stërvitor.

21-vjeçari mori lëndimin gjatë stërvitjes në fillim të kësaj jave dhe ai u mungoi në fitoren 4-0 të Anglisë ndaj Hungarisë në Budapest.

Sancho pritet të shërohet në kohë për ndeshjen e Manchester United me Newcastle United pas pushimit ndërkombëtar më 11 shtator.

Gareth Southgate do të ketë një grup prej 23 lojtarësh për të zgjedhur për dy ndeshjet kundër Andorrës, në Wembley të dielën dhe Polonisë, në Varshavë tre ditë më vonë.

Sancho ka 22 paraqitje dhe tre gola për Anglinë deri më tani, por luajti një pjesë të vogël në Euro 2020 dhe humbi një penallti në ekzekutimet kundër Italisë në finale në Wembley.

Ai ka luajtur në të trija ndeshjet e United Premier League deri më tani këtë sezon, duke bërë një start dhe dy paraqitje zëvendësuese, pas mbërritjes së tij prej 73 milion funteve nga Borussia Dortmund.

Në gusht, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer regjistroi një fitore 5-1 kundër Leeds në ndeshjen e tyre të parë të edicionit të ri, arriti një barazim 1-1 jashtë vendit në Southampton, dhe më pas mposhti Wolves 1-0 në Molineux.