Challandes: Do të jetë vështirë kundër Greqisë
Kosova dhe Greqia, do të ballafaqohen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
“Dardanët” në duel me grekët hyjnë pas fitores historike kundër Gjeorgjisë. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën për media, fillimisht ka folur për fitoren kundër Gjeorgjisë.
Ai tha së është i lumtur me lojën që kanë shfaqur të përzgjedhurit e tij në fitoren ndaj Gjeorgjisë. Tekniku zviceran thotë së sfida me Greqinë do të jetë e vështirë.
“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen në Gjeorgji, jo vetëm për fitoren por edhe për paraqitjen e skuadrës. Jemi treguar të gatshëm qoftë në aspektin teknik dhe aspekte të tjera. Skuadra ka punuar si skuadër dhe kjo është më e rëndësishmja për të ardhmen e kësaj skuadre”, tha ai.
“Do të jetë e vështirë në ndeshjen e radhës kundër Greqisë”, ka thënë Challandes.
Sipas tij, skuadra e tij nuk ka ndryshuar vetëm në aspektin mental.
“Shpresoj, e keni parë. Skuadra ka pasur mentalitetin e mirë. Nuk ka qenë vetëm ndryshim mentalitet në kokë por edhe ndryshim në taktika, në aspektin fizik dhe ne kemi ndryshuar edhe mënyrën se si kemi luajtur, si e kemi mbajtur topin dhe si jemi mbrojtur. Lojtarët janë munduar që bëjnë këtë dhe kanë reaguar mirë dhe kjo ka reflektuar edhe në fushë”, ka thënë ndër të tjera.
Zvicerani ka folur edhe për orarin e ngjeshur të Kombëtares dhe aspektin fizik të skuadrës.
“Në ndeshjen e parë nuk patën shumë probleme. Në të dytën po ashtu nuk kemi shumë probleme me lëndime dhe kemi pasur një udhëtim dhe jemi rigjenuar në aspektin fizik dhe ne duhet të jemi të gatshëm edhe për këtë. Më problem e shohim gjendjen e tretë ku disa lojtarë mund të marrin karton të verdhë dhe të mungojnë në ato ndeshje”, përfundoi Challandes.
Kujtojmë së ndeshja Kosova-Greqia, luhet nesër prej orës 20:45 dhe transmetohet në RTK.























