Ariu në parkun e Gërmisë, qytetarëve u apelohet mos ta vizitojnë atë pjesë
BKT
   Komunat

Ariu në parkun e Gërmisë, qytetarëve u apelohet mos ta vizitojnë atë pjesë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka bërë thirrje qytetarëve që t`i shmangen frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se Ariu nuk është pjesë e "Parkut të Arinjëve", prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA    Komunat