Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Elbasan Arena’
BKT
Sport

Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Elbasan Arena’

Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Hungarisë, sfidë kjo që luhet në ‘Elbasan Arena’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kuqezinjtë kanë dominuar në pjesën e parë, duke e kërkuar golin, por që pa mundur që në pjesëlojën e parë ta prekin rrjetën.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Marash Kumbulla, por që topi kaloj mbi shtyllën transversale.

Vetëm fitorja i kryen punës Shqipërisë në duel me hungarezët për të mbetur akoma në garë për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.