Kosovë – Greqi, ja formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Pas fitores së parë historike ndaj Gjeorgjisë, “Dardanët” synojnë vetëm pikët e plota ndaj Greqisë.
Me mungesa të shumta, si Arbër Zeneli, Elbasan Rashani dhe Bersant Celina, përzgjedhësi Bernard Challandes ka përpiluar formacionin bazë, ku nuk ka bërë shumë ndryshime në krahasim me atë të ndeshjes ndaj Gjeorgjisë.
Në fakt, tekniku zviceran ka bërë vetëm një ndryshim atë të Rashanit që mungon shkaku i lëndimit me Milot Rashicën, ky i fundit nuk ishte i pranishëm për përballjen ndaj Gjeorgjisë, shkaku që nuk lejohej nga Premierliga.
Formacionet zyrtare:
Kosovë: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj; Halimi, Dreseviq, Berisha; Kastrati, Muriqi, Rashica
Greqi: Vlachodlmos; Andoutsos, Mavropanos, Tzavellas, Tsmikas; Bakasetas, Bouchalakis; Stopis; Douvikas, Pavlidis, Giannolis
Ndeshja Kosova-Greqia nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK.























