22:55 / 05.09.2021
Kjo është deklarata e Muriqit pas barazimit me Greqinë
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në një prononcim për RTK, është shprehur i lumtur me barazimin, edhe pse sipas tij, rezultati ka mundur të jetë më i mirë për ‘Dardanët’.
“Asnjëherë nuk kemi dal nga loja jonë. Kemi lujt topin më mirë se grekët dhe morëm një pikë. Nuk po gëzohemi për një pikë sepse kemi dashur tri pikë, por pasi shënuan në finish një pikë nuk është keq”, tha ai.
“Tani kemi lojën kundër një superfuqie si Spanja”.
“Ishte një gabim i joni vetëm të goli, ishte një mosmarrëveshje. Shpresoj të bëjmë sa më pak gabim dhe më shumë fitore”, theksoi anëtari i Lazios. /RTKLive/























