Italia e Mancinit vendos rekord botëror edhe pa fituar
BKT
Sport

Italia e Mancinit vendos rekord botëror edhe pa fituar

Italia e Mancinit futet zyrtarisht në historinë e futbollit botëror, duke thyer një rekord mjaft të rëndësishëm.

Me barazimin ndaj Zvicrës, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, të kaltrit e Roberto Mancinit, kanë regjistruar ndeshjen e 36 radhazi pa humbje duke parakaluar Brazilin dhe Spanjën.

Tashmë italianët janë kombëtarja e vetme në botë, që nuk njohin humbje në plot 36 ndeshje radhazi.

Kampionët në fuqi të Evropës, do të tentojnë ta thellojnë akoma më shumë këtë rekord të ri të vendosur mbrëmjen e sotme.