10:23 / 06.09.2021
RMV, policia për një ditë ka dënuar 703 shoferë për vozitje të shpejtë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit, dje (05.09.2021), janë dënuar 703 shoferë, transmeton Telegrafi.
“84 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, ndërsa 13 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara”.
“Prej 703 vozitësve të sanksionuar, 349 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 354 jashtë zonave të banuara”, thonë nga MPB.
Ata i ftojnë shoferët që t’i respektojnë rregullat e komunikacioni dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.























