08:52 / 07.09.2021
49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 214 pacientë me COVID-19.
Nga spitali kanë bërë të ditur se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 181 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 9 në CPAP dhe prej tyre 49 në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Zeri.info.
Gjatë 24 orëve janë pranuar 19 pacientë, ndërsa janë shëruar 16 të tjerë.























