Filloi regjistrimi zyrtar i popullsisë në Bullgari
BKT
Rajoni dhe Bota

Filloi regjistrimi zyrtar i popullsisë në Bullgari

Regjistrimi zyrtar i popullsisë filloi në mesnatë të 6 shtatorit duke u gdhirë 7 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 3 tetori.

Në dhjetë ditët e para do të bëhet me vetë regjistrim elektronik, gjë pas së cilës do të kalojë në rrugën klasike – 27 000 regjistrues do të sillen nëpër shtëpitë e njerëzve. Kjo do të ndodhë në periudhën 18 shtatori – 3 tetori, dhe për këtë qëllim u përgatit një protokoll special mjekësor për vizitat, të cilat do të realizohen nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes.

Pyetjet, të cilave qytetarët duhet t’u përgjigjen janë 70 në numër, por plotësohet shpejtë dhe me lehtësi, sigurojnë nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Nga instituti shpresojnë për pjesëmarrjen aktive në fazën elektronike të numërimit, gjë me të cilën startoi procesi i grumbullimit të të dhënave. Në regjistrimin e mëparshëm të popullsisë në Bullgari –10 vjet më parë, këtë e bënë 42 për qind e qytetarëve.

Të gjithë ata që janë në territorin e Bullgarisë ose zakonisht banojnë këtu, pavarësisht nëse janë bullgarë apo të huaj, i nënshtrohen regjistrimit, shpjegon Diana Jançeva, zëvendës kryetare e NSI-së. Kjo përfshin azilkërkuesit dhe ata që kanë marrë statusin sipas Ligjit për Strehimin dhe Refugjatët.

Sa i përket shtetasve bullgarë që janë jashtë vendit te 7 shtatori, është e rëndësishme të dini se ata që mungojnë nga vendi përkohësisht do të numërohen, dmth. për më pak se një vit. Bullgarët që banojnë përgjithmonë jashtë vendit do të regjistrohen në vendet në të cilat ata jetojnë.

Përveç popullsisë në fokusin e statistikës do të jenë të gjitha godinat e banimit dhe banesat në to. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota