17:38 / 08.09.2021
Greqi, 37 viktima dhe mbi 2000 raste të reja në 24 orët e fundit
Greqia vijon të shënojë shifra të larta të koronavirusit në vend.
Në 24 orët e fundit, autoritetet e shëndetësisë raportuan 2.198 raste të reja.
Numri total i rasteve që prej fillimit të pandemisë në Greqi është 607.356.
Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 37 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 14.014.
Aktualisht në spitalet COVID në vend po marrin ndihmë mjekësore 390 pacientë./panorama























