19:04 / 08.09.2021
Daut Haradinaj: Hajvalia e zhvilluar është prioritet i imi
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë Hajvalisë me 20 mijë banorë i duhet me urgjencë infrastrukturë moderne
Haradinaj thotë se Hajvalisë i nevojitet çerdhja e fëmijëve, zgjerimi i rrugës nacionale Veternik - Hajvali, kolektori i ujërave të zeza dhe një shkollë në lagjen "Katundi".
Po ashtu, sipas Haradinajt duhet të përmbushet zotimi i Komunës për renovimin e Shtëpisë së Kulturës si dhe krijimi i një nënstacioni policor, si nevojë imediate e sigurisë
"Duke qenë se Hajvalia ndërlidhet me Marigona Hill, lagjen Royal dhe liqenin e Badovcit, është e domosdoshme të ndërtohen shtigje të ecjes dhe të instalohet ndriçimi publik", ka thënë Daut Haradinaj.























