24 të vdekur dhe 702 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

24 të vdekur dhe 702 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 6.480 teste, ndërsa janë regjistruar 702 raste të reja me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Më shumë raste ka në Shkup-280, Kumanovë-47, Shtip-37, Gostivar-33 dhe Tetovë-28.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.119 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë konfirmuar 24 viktima nga coronavirusi. 10 persona të vdekur nga Shkupi (93, 85, 81, 70, 65, 63, 59, 57, 50 dhe 37), 4 të vdekur nga Gostivari (86, 75, 63, 51), 2 të vdekur nga Prilepi (70 dhe 45) dhe nga një person të vdekur nga Tetova (87), Kavadari (67), Strumica (62), Kërçova (61), Koçani (76), Dibra (60), Vallandova (76) dhe Bogdanci (62).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 181.620, numri i pacientëve të shëruar është 161.515, numri i vdekjeve është 6.153, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.952./


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota