10:29 / 09.09.2021
Këshilli i Komunës së Tetovës propozon tri ditë zie
Këshilli i Komunës së Tetovës sot po mban mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën shqyrtohet propozimi me rend dite për shpalljen e tri ditëve ditë zie në Komunën e Tetovës për shkak të zjarrit të mbrëmshëm në spitalin modular për trajtimin e kovid ku humbën jetën, deri tani 14 persona
“Propozim-vendim për shpalljen e 9, 10 dhe 11 shtatorit 2021 ditë zie në Komunën e Tetovës për shkak të personave që kanë humbur jetën në zjarrin me datë 0809.2021”, thuhet në propozim.























