Një shtëpi e pabanuar po i rrezikon banorët e fshatit Bardhosh
BKT
   Komunat

Një shtëpi e pabanuar po i rrezikon banorët e fshatit Bardhosh

Ka 15 vite që një shtëpi në fshatin Bardhosh është e pabanuar.

Por nga ajo po rrezikohen banorët e këtij fshati.

Banorët që jetojnë afër kësaj shtëpie po ankohen se për shkak të rrezikut që sjell ky objekt fëmijët e tyre frikësohen të kalojnë afër saj.

E arsyet i kanë të shumta.

“Më së shumti nga kjo shtëpi rrezikohen fëmijët, pasi që qëndrojnë qenët endacak. Madje gjatë dimrit edhe ne si prindër frikësohemi dhe gjithmonë dalim dhe i përcjellim fëmijët tonë, si për në shkollë por edhe diku tjetër ”, tha Merita LLumnica që jeton afër kësaj shtëpie.

Ajo shtoi se gjatë natës rrezikshmëria është edhe më e madhe pasi që nuk ka ndriçim të mjaftueshëm për të kaluar nga kjo anë.

“Rreziku është edhe për ne si prindër, pasi që natën nuk ka dritë të mjaftueshme për të kaluar afër shtëpisë, madje edhe ne të rriturit frikësohemi jo vetëm gjatë dimrit por edhe gjatë stinëve të tjera”, shtoi Llumnica.

E pronari i këtij objekti tha për Gazetën Infokus se shtëpia e tij nuk paraqet asnjë telashe për askënd.

Ai bëri me dije se shtëpinë e ka në shitje për shkak se nuk i nevojitet më.

“Kam shtëpi të tjera dhe nuk më nevojitet më. Ne jetojmë jashtë më shumë edhe nuk na hynë në punë”, tha pronari i këtij objekti.

Ai shtoi se nuk është e vërtetë që qenët endacak qëndrojnë në këtë shtëpi.

“Me të thanë të drejtën nuk është e vërtetë aspak që qëndrojnë qentë aty. Aty rrinë vetëm fëmija dalin edhe luajnë. Fëmijët e asaj zonës, se unë çdo ditë andej jam”, shtoi pronari.

Gazeta Infokus ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës nëse banorët e kësaj ane kanë raportuar ndonjëherë për ndonjë telashe, por që tash e dy ditë përgjigje nuk ka marr./Gazeta Infokus/


MË SHUME NGA    Komunat