Muhaxheri: Plani im për Pejën është plan për 8 vjetët e ardhshme
BKT
   Komunat

Muhaxheri: Plani im për Pejën është plan për 8 vjetët e ardhshme

Në emisionin “Prime” të RTK-së, mysafir është Gazmend Muhaxheri, kandidat i LDK-së për kryetar të Pejës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Ai theksoi se fryma e punës duhet bartet te të gjithë popullata, që të vendosë se kujt t’ia japin votën.

“Plani i qytetit që është ofruar nga unë si plan zhvillimor, që kundërkandidatët tjerë nuk kanë ofruar asgjë, plan ky që është votuar nga shumica e asambleistëve, plan që zbatohet për 8 vjetët e ardhshme, prandaj jam i bindur se unë do të jme fitues”, theksoi ai.

I pyetur nga analistët në studio për veprime kruciale brenda mandatit të fundit, ai shtoi se ndryshimi në këto 4 vjetët është hapja e lumit, si veprim konkret, pra shetitorja; rrugët në Rugovë, që i kanë dhënë zhvillim turizmit; shkollat, sallat e sportit, etj.

Tutje ai përmendi projektin Borea, siç e quajti ai “megaprojekt”, që, sipas tij, është projekt i lënë në mes, nga pengesat e vëna nga dikush nga lart,

Ai shkoi më tutje, duke theksuar se ky projekt ishte një ëndërr nga gjeneratat e vjetra, por që është zëvendësuar me Kopaonikun e Brezovicën./RTKLive


MË SHUME NGA    Komunat