Dembele në ‘radarin’ e gjigantit italian
BKT
Sport

Dembele në ‘radarin’ e gjigantit italian

Gjiganti italian, Juventus ka shprehur interesim për Ousmane Dembele.

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2022. Sipas ‘Calcio Mercato’, futbollisti ka rënë në radarin e Juventusit që po kërkojnë përforcime në repartin e sulmit.

‘Bianconerët’, e dëshirojnë në ekip yllin francez dhe po përgatiten ti ofrojnë atij një para-kontratë në janar, në mënyrë që t’iu bashkohet ayre në verën e ardhshme si futbollistë i lirë.

Megjithatë, ‘Blaugranët’ nuk duan të heqin dorë nga sulmuesi dhe tashmë i kanë bërë propozimin e tyre për rinovimin e kontratës.

24-vjeçari, nuk ka kaluar periudhë edhe aq të mirë sezoneve të fundit pasi ka pasur probleme të shumta me lëndime.