06:22 / 10.09.2021
Nënshkruhet deklarata e mirësjelljes
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), organizon ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës së mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe mediave në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale 2021.
Gjuha toksike dhe lajmet e rreme kanë qenë mjaftë dominuese në Kosovë. Kështu, Instituti D4D ka filluar angazhimin për përmirësimin e këtij diskursi, ku janë përfshirë partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me qëllim të krijimit të një kodi të mirësjelljes në rrjete sociale.























