Komuna e Ferizajt shpërndanë 35 roto kosa për bujqit
BKT
   Komunat

Komuna e Ferizajt shpërndanë 35 roto kosa për bujqit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se të enjten kanë bërë shpërndarjen e 35 roto kosave për fermerët e kësaj komune.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij në krye të Ferizajt ka pasur prioritet bujqit.

“Gjatë gjithë mandatit, bujqit e fermerët ferizajas ishin prioriteti ynë, duke u mbështetur si asnjëherë më parë nga asnjë qeverisje lokale paraprake. Janë miliona euro subvencione, pajisje e mekanizëm bujqësor që shpërndamë për bujqit e fermerët ferizajas. Edhe sot, shpërndamë 35 roto kosa, mekanizëm ky që do të lehtësoj skajshmërisht veprimtarinë e fermerëve përfitues. T’i gëzojnë e shtofshin begatinë në punën e tyre të përditshme!”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

 


MË SHUME NGA    Komunat