18:12 / 10.09.2021
Shpërthimi në Tetovë, jep dorëheqje edhe zëvendësministri i Shëndetësisë
Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas shpërthimit në Spitalin e Tetovës.
Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook duke shtuar se nuk ka asnjë lidhje me procedurat e spitalit modular.
“Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënies së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”, ka thënë Hasani.























