16:34 / 11.09.2021
PDK e AKR nënshkruajnë koalicion parazgjedhor në Mitrovicë
PDK e AKR kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor në Mitrovicë.
Këtë e bëri të ditur kandidati i PDK-së, Bedri Hamza në një postim në rrjetin social “Facebook”.
"U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës.
Bashkë për Mitrovicën!", ka shkruar Hamza























