Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 14 personave tjerë
Aktakuza është ngritur me dyshimin se të dyshuarit kanë kryere veprën penale “krim i organizuar” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Kështu kanë bërë të ditur nga prokuroria nëpërmjet një komunikate për media.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve. Prokuroria Speciale njofton se pesëmbëdhjetë (15) të pandehurit janë, D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M., të akuzuar për shkak të veprës penale "Krimi i organizuar" lidhur me veprën penale "Keqpërdorimi i pozitës zyrtare", ku janë të përfshirë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë (9) zyrtarë të tjerë të komunës së njëjtë. Ndërsa, pesë (5) të pandehurit të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës”, thuhet në komunikatën për media.























