Ministri Bujar Osmani hap ambasadën në Kazakistan
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vizitoi Republikën e Kazakistanit, me ç’rast u bë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këtë vend, ku edhe u bë hapja e ambasadës së Maqedonisë së Veriut.
Sikundër bëri të ditur vetë ministri Osmani, me homologun e tij kazakistanas, në këtë vizitë u arrit marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe multilateral, sidomos në kontekst të kryesimit vijues të Maqedonisë së Veriut në OSBE, në vitin 2023.
“Në takim me kolegun tim, ministrin Mukhtar Tleuberdi, theksin e vendosëm në bashkëpunimin ekonomik dhe multilateral, veçanërisht në kontekst të kryesimit vijues të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023”, theksoi ministri Osmani.
Tutje ai bëri të ditur se me këtë rast u nënshkrua “Plani Aksionar për Bashkëpunim" në mes të dy ministrive përkatëse gjatë periudhës 2021-2023, sikundër edhe "Protokollin për shkëmibime të instrumenteve për ratifikim".























