19:38 / 14.09.2021
Young Boys-United dhe Sevilla-Salzburg, kështu mbyllen pjesët e para
Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Fraksioni i parë mes Young Boys dhe Manchester United, është mbyllur me epërësinë e skuadrës angleze. Ishte qendërsulmuesi Cristiano Ronaldo (13’), që realizoi golin e vetëm për këtë pjesë pas një super asistimi të Bruno Fernandes.
United më pas mbeti me 10 lojtarë në fushë, kur Aaron Wan-Bissaka, u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje shumë të rrezikshëm.
Ndërkohë, pjesa parë në sfidën tjetër mes Sevillës dhe Salzburgut është mbyllur baras 1-1.























