Bulliqi përuron investime në pesë shkolla të ndryshme në Podujevë

Bulliqi përuron investime në pesë shkolla të ndryshme në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përuruar klasën e parashkollorëve në shkollën fillore “Hyzriu e Samiu”.

Në shkrimin e Bulliqit, thuhet se përveç inventarizimit të klasëve parafillore, Caritasi Zviceran ka oraganizuar trajnime për 43 edukatorë që punojnë me klasa parafillore. Caritasi ka siguruar 70% të projektit, komuna 30% , ndërsa totali i projektit ka vlerën 12.500 euro.

Shkrimi i plotë nga Bulliqi:

Rregullimi i klasëve parafillore

Kemi përuruar klasën e re të parafillorëve në shkollën fillore “Hyzriu e Samiu” në fshatin Letanc, me një ambient modern e shumë funksional për mësimnxënie. Ky projekt është memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Podujevës dhe Caritasit Zviceran.

Përveç inventarizimit të klasëve parafillore, Caritasi Zviceran ka oraganizuar trajnime për 43 edukatorë që punojnë me klasa parafillore. Caritasi ka siguruar 70% të projektit, komuna 30% , ndërsa totali i projektit ka vlerën 12.500 euro.

Këto investime janë bërë në 5 shkolla të ndryshme të Podujevës.
I kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit te ri shkollor 2021/22.

 


MË SHUME NGA Komunat