Milloshovski: Tragjedia e Tetovës do të zvarritet në labirintet edrejtësisë

Milloshovski: Tragjedia e Tetovës do të zvarritet në labirintet edrejtësisë

Deputeti Milloshovski në emisionin “Programi 200” tha se nuk pret, ashtu si dhe të gjitha proceset e tjera, një zbardhje të rastit.

Ai përmendi hetimin e drejtorit të Fondit Shëndetësor, Den Donçev, ku ka mbi 2 vjet që ai rast nuk merr një epilog përfundimtar. Milloshovski tha se edhe ky rast do të zvarritet dhe nuk do të dalë kurrë në dritë, si të gjitha rastet e tjera.

“Ku është hetimi me Don Donçev, mendimi se pushteti do të zvarrisë edhe këtë hetim. Ministia e Shëndetësisë ka një përgjegjësi të madhe, por edhe këtë do ta zvarrisin si të gjitha procedurat e tjera. Nuk duhet të pritet ekspertizë e të huajve për të dhënë dorëheqje. Ne deri tani nuk kemi parë ende tenderat e vaksinave, deri tani nuk ka qenë asgjë transparente”, tha Milloshoski.