Kryeministri dëshmon sot ndaj Haxhi Hotit
Sharr Travel

Kryeministri dëshmon sot ndaj Haxhi Hotit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit në rastin ku ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, po akuzohet për kërcënimin e tij.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vrasja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e cila po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryeministri Kurti, i dëmtuar në këtë rast, ka dhënë dëshminë e tij, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Javorka Prilinçeviç dhe mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Rasim Hoti.

“Betimi për Drejtësi” është duke e monitoruar këtë rast. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi