10:03 / 16.09.2021
128 të infektuar me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje më të rëndë
Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 128 pacientë të infektuar me COVID-19.
Nga spitali kanë njoftuar se 105 pacientë janë në oksigjenoterapi, 9 në CPAP dhe 25 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë që 15 pacientë janë shëruar nga COVID-19.























