Nuk deklarohet i akuzuari që ndërpreu transmetimin e seancës së Kuvendit
Sharr Travel

Nuk deklarohet i akuzuari që ndërpreu transmetimin e seancës së Kuvendit

I akuzuari së në shtator të vitit 2016 ka ndërprerë transmetimin e seancës parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Erden Atiq ka thënë se nuk do të deklarohet rreth fajësisë.

Në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Elza Bajrami, i akuzuari tha se do të vazhdojë të mbrohet në heshtje.

“Jam laik në këtë̈ fushë, do të mbrohem në heshtje”, deklaroi Atiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, gjykatësja Edita Ҫanta e njoftoi të akuzuarin lidhur me të drejtën e tij për të kërkuar hedhjen e aktakuzës dhe për të kundërshtuar provat, në afat prej 30 ditësh.

Pas kësaj, gjykatësja propozoi që shqyrtimi i dytë të mos mbahet për shkak të ekonomizimit të procedurës, me të cilin propozim u pajtuan edhe prokurorja Bajrami dhe i akuzuari Atiq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë̈ Themelore në Prishtinë të ngritur më 25 tetor 2017, Erden Atiq akuzohet se më 1 shtator 2016, rreth orës 11:15, në rrugën “UҪK” në Prishtinë, afër hyrjes së Kuvendit të Kosovës, me dashje ka bërë̈ ç’kyqjen (heqjen) e kabllos nga konvertori që ishte i vendosur në një̈ kuti metalike të rrjetit optik shpërndarës të transmetimit televiziv. Aty thuhet se ai ka ndërprerë̈ transmetimin e seancës parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në RTK.

Me këto, Atiq po akuzohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së, kryesi i së cilës dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet. 


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi