Dabiqaj prish festën e Prishtinës, Drenica mund Ulpianën
Albert Dabiqaj në minutën e 96-të ka prish festën e Prishtinës, duke ia siguruar barazimin Gjilanit (1-1), në sfidën që u zhvillua sot në ‘Fadil Vokrri’, në derbin e kësaj mesjave, raporton RTKLive.com.
Kampionia në fuqi e Kosovës, ishte afër fitores së parë, por Dabiqaj nuk mendoj kështu duke shënuar gol në kohën shtesë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse kryeqytetasit patën një rast ideal. Goli i Prishtinës erdhi në finish të ndeshjes përmes Besnik Krasniqit (84’), i cili shënoi nga pika e bardhë pas rishikimit nga VAR-i.
Dhe kur pritje fitorja e parë e Prishtinës këtë sezon, ishte Dabiqaj, i cili në minutën 96-të, tundi portën e prishtinasve duke ia siguruar një pikë të madhe skuadrës së Ismet Munishit.
Pas këtij barazimi, Prishtina ka dy pikë dhe renditet e nënta, kurse, Gjilani shkon në kuotën e gjashtë pikë dhe renditet në mesin e tabelës.
Ndërkohë, sfida tjetër e ditës së sotme mes Ulpianës dhe Drenicës është mbyllur me fitoren e drenicasve prej 0-1. Kreshnik Uka realizoi golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit. /RTKLive.com/























