Kahn: Goretzka dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit

Kahn: Goretzka dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit

Ndonëse negociatat zgjatën plot 11 muaj, Bayerni i Mynihut ia doli të “blindojë” mesfushorin Leon Goretzka, i cili firmosi tashmë një kontratë të re 5-vjeçare, që do ta mbajë në Bavari deri në verën e 2026-ës.

Drejtuesi më i lartë i klubit bavarez, Olivier Kahn u shfaq mjaft i lumtur për rinovimin e gjermanit dhe deklaroi se Goretzka bashkë me Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit, ndaj “blindimi” me kontrata të reja i tyre, është shenjë për të ardhmen e klubit.

“Jemi shumë të lumtur që më në fund Goretzka zgjodhi të zgjatë bashkëpunimin me ne, ndonëse negociatat zgjatën më shumë se zakonisht. Ai dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit dhe kontratat e reja afatgjata të tyre, janë shenjë se klubi do të vijojë të garojë për të fituar çdo trofe të mundshëm”, deklaroi Kahn.