Gabim trashanik i Strakoshës, Galatasaray mund Lazion

Gabim trashanik i Strakoshës, Galatasaray mund Lazion

Thomas Strakosha ka bërë gabim prej amatori në Europa League në sfidën që Lazio e zhvillon me Galatasaray.

Lazio humb 1-0 dhe fajtori numër një është portieri i Kombëtares shqiptare.

Në minutën e 67’, ai pranoi gol në njëfarë mënyre që s’mund të pranohet as në futbollin amator, duke e futur vet topin në rrjetë, raporton GE.

Kjo do t’i kushtojë shumë Strakoshës që edhe ashtu nuk e ka të sigurt vendin në formacion.

Në radhët e ‘lacialëve’ në pjesën e dytë, u paraqit edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, por as në këtë duel kosovari nuk ia doli të gjej rrugën e golit.