Liga e Konferencës, ja gjitha rezultatet

Liga e Konferencës, ja gjitha rezultatet

Krahas Ligës së Evropës, ndeshje u zhvilluan edhe në një garë tjetër evropiane, respektivisht në atë të Ligës së Konferencës.

Dy ndeshjet më interesante të kësaj gare ishin ajo mes Rennes e Tottenham dhe Roma e CSKA Sofia.

Tottenham nuk arriti që të arkëtoj tre pikët e plota, ku pas 90' minutave lojë u nda me barazim 2:2 me skuadrën franceze Rennes.

Në anën tjetër, skuadrat e Romës ka vazhduar me rezultate të mira nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, ku e mposhti me rezultat të thellë 5:1 skuadrën e CSKA Sofias.

Ndeshje zhvilloi edhe Baseli i Taulant Xhakës e Pajtim Kasamit, ku barazoi pa gola me skuadrën e Qarabagut.

Rezultatet finale të ndeshjeve në Ligën e Konferencës i gjeni më poshtë.

K.Almaty 0 - 0 Omonia

Flora 0 - 1 Gent

HJK 0 - 2 LASK

Lincoln Red Imps 0 - 2 PAOK

Mura 0 - 2 Vitesse

Qarabag 0 - 0 Basel

Rennes 2 - 2 Tottenham

Slavia Prague 3 - 1 Union Berlin

Slovan Bratislava 1 - 3 FC Copenhagen

Anorthosis 0 - 2 Partizan

AS Roma 5 - 1 CSKA Sofia

Bodo/Glimt 3 - 1 Zorya Luhansk

Jablonec 1 - 0 CFR Cluj

Randers 2 - 2 AZ Akmaar