Arrestohet një zyrtar doganor në Vërmicë
BKT
   Komunat

Arrestohet një zyrtar doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës njofton përmes një komunikate se ka arrestuar një zyrtar doganor në pikën kufitare në Vermicë, për keqpërdorim të detyrën zyrtare.

Mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht pranuar mito njësit e hetimeve të doganës kanë arrestuar këtë zyrtar.

Zyrtarët e Hetimeve të  Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në
Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.   

Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren,
është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat
penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas
nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës.


MË SHUME NGA    Komunat