Tomori: Mbase te Milani e fitojmë Championsin si Chelsea!
BKT
Sport

Tomori: Mbase te Milani e fitojmë Championsin si Chelsea!

Fikay Tomori është kthyer në një nga pikat e forta të mbrojtjes së Milanit.

Mbrojtësi është shumë optimist për të ardhmen, aq sa mendon që kuqezinjtë mund të ngrejnë trofeun e Champions League si Chelsea sezonin e kaluar.

“E dua Milanin. Sigurisht Chelsea ishte një etapë e rëndësishme e jetës sime që nga mosha 15 vjeç, por arrita që të realizojë ëndrrën për të luajtur në disa kompeticion. Tani jam te Milan dhe jam i lumtur. Kemi edhe Championsin shpresoj që më në fund të arrijmë që ta fitojmë ashtu si Chelsea”, tha ai.

“Më pëlqen stili i jetesës në Itali. Pas stërvitjes mund të pish një kafe dhe të shëtisësh i qetë … Mbaj mend që herën e parë që isha në Duomo mu duk … Wow. Ishte diçka e veçantë, diçka mbresëlënëse”, deklaroi mbrojtësi për DAZN.