Renditja momentale në Superligën e Kosovës

Renditja momentale në Superligën e Kosovës

Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e para të javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani mori një fitore nga ballafaqimi me Llapin në Suharekë duke iu falënderuar dy golave të realizuar nga Ermal Krasniqi, raporton KosovaPress.

Malisheva vazhdon të bëjë paraqitje shumë të mira si debutuese në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Arsim Thaçit e ka mposhtur atë të Feronikelit me rezultat 1-0 në Malishevë.

Tabela kryesohet nga Ballkani me 11 pikë, i cili ndiqet nga Malisheva dhe Drenica me nga 10 pikë, por skuadra drenicake ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Dritës që zhvillohet nesër.

Drita i ka tetë pikë në vendin e katërt, Gjilani në të pestin me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Feronikeli një pozitë më poshtë.

Prishtina dhe Dukagjini kanë na dy [ikë në vendet shtatë dhe tetë, kurse Llapi dhe Ulpiana e mbyllin tabelën me nga dy, përkatësisht një pikë.